Site icon Telegrafi

Një shtetas i huaj dyshohet se është lënduar duke punuar në Prizren, rasti po hetohet

Foto: Ilustrim

Një person shtetas i huaj është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë duke punuar dyshohet se nga pakujdesia ka pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:30, në Prizren.

Tutje thuhet se rasti është në procedurë hetimore.

“ Është raportuar se viktima mashkull shtetas i huaj është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë duke punuar dyshohet se nga pakujdesia ka pësuar lëndime trupore. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version