Site icon Telegrafi

​Një shtetas gjerman vdes në QKUK, Policia po e heton rastin

Foto: Arkiv

Një shtetas gjerman ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 08:25, transmeton Telegrafi.

“Raportohet se në QKUK Prishtinë, ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas gjerman. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version