Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Abri të Epërme të Drenasit.
Telegrafi mëson se në shtëpi ka qenë një person, por është arritur që të shpëtohet.
Lidhur me rastin zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin në atë pjesë.
Sipas policisë, shkaktari i zjarrit ka mundur të jetë ora e rrymës brenda shtëpisë./Telegrafi.