Site icon Telegrafi

Një shtëpi në Vushtrri kaplohet nga zjarri, raportohen vetëm dëme materiale

Mbrëmjen e së enjtes, në Vushtrri një shtëpi është kapluar nga zjarri derisa janë raportuar vetëm dëme  materiale.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka deklaruar për Telegrafin se nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 20:20, është raportuar se në rrugën “Sali Zeka” në  Vushtrri, një shtëpi kapluar nga zjarri, zjarrfikësit dhe njësitet përkatëse i janë përgjigjur rastit”.

“Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, ka deklaruar tutje Zahiti./Telegrafi/

Exit mobile version