Floriana Igrishta është shqiptarja e gjeneratës së dytë të mërgimtarëve shqiptarë në Gjermani.
Ajo jeton në periferi të Kielit, ndërsa ambicien e saj në politikë ka filluar ta shfaq krah kancelares gjermane Angela Merkel.
Mediat gjermane raportojnë se partia CDU është ajo që ka hapur portat për gjithë shqiptarët të cilët duan të bëjnë ndryshime, e një ndër to hyn dhe Floriana.
Igrishta qysh në vitin 2012 iu bashku radhëve të CDU-së. Fillimisht u aktivizua si këshilltare në rrethin e Mettenhofit, e më pas u avancua në politikë duke e marrë pozicionin e nënkryetares së Forumit të Grave për qytetin e Kielit.
Momenti më i madh politik erdhi kur vitin e kaluar e fitoj kandidaturën brenda CDU-së që të jetë kandidate për deputete në Parlamentin e Schleswig Holsteinit dhe ta ketë zonën e vet elektorale. /Telegrafi/
https://youtu.be/hsa-AFe7ZZc