Site icon Telegrafi

Një shpërthim i fuqishëm dridh qytetin rus Belgorod – hapet një krater 20-metërsh në tokë

Një shpërthim i fuqishëm në qytetin rus Belgorod, ka krijuar një krater me diametër prej 20 metrave në oborrin e një objekti.

Guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, ka konfirmuar incidentin duke mos treguar shkakun që e shkaktoi shpërthimin.

Sky News shkruan se Gladkov ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, transmeton Telegrafi.

“Kryetari Valentin Demidov, shefi rajonal për siguri Yevgeny Vorblov dhe të gjithë punonjësit e ndihmës së shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka shkruar Gladkov në Telegram – duke premtuar se më vonë do të japë detaje.

Lexo po ashtu Ukrainasit  hedhin bombën mbi mjetet e blinduara ruse, ndodhë një shpërthim tejet i fuqishëm

Nga shpërthimi janë dëmtuar disa vetura, e një prej tyre ka “fluturuar” në kulmin e një shtëpie.

Banorët lokale kanë bërë të ditur se para se të dëgjonin një fishkëllime e fuqishme, është parë një objekt i paidentifikuar që u rrëzua dhe shpërtheu.

Belgorodi gjendet në afërsi të kufirit me Ukrainë, dhe është një prej rajoneve që forcat ukrainase vazhdimisht tentojnë ta godasin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version