Site icon Telegrafi

Një shkupjan u mbajt peng në Shqipëri për arsye të një borxhi (Video)

Një qytetar i Shkupit është kidnapuar dhe është mbajtur peng në Shqipëri, e gjithë kjo për çështje të një borxhi prej 5000 euro.

Tv Sitel bën të ditur se Dorotej Stojanov, afarist nga Shkupi, ishte nisur për në Ohër, por kishte përfunduar si peng në Shqipëri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

E gjithë situata ka filluar më 19 prill. Afaristi ka udhëtuar me bashkëudhëtaren e tij është ndalur për të ngrënë darkë në Strugë. Dy të njohur të bashkëudhëtares u janë bashkangjitur, të cilët më pastaj e kanë kidnapuar.

Sipas afaristit Stojanov, urdhërin për kidnapim e ka dhënë një person nga Radozhda, të cilit i kishte 5000 euro borxh. Stojanov kishte arritur të sigurojë 2000 euro, por porositësi ka kërkuar shumën e plotë.

Pas shtatë ditësh të kaluara si peng, Stojanov ka arritur që të largohet nga shtëpia ku është mbajtur peng. Ai e ka njoftuar rastin në policinë shqiptare, e cila e ka arrestuar kidnapuesin.

Rasti është paraqitur edhe në policinë e Maqedonisë, sepse afaristi mendon se në këtë kidnapim ka të përfshirë edhe shtetas të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version