Site icon Telegrafi

Me një shkrim emocional, vajza e Jakup Krasniqit ia uron ditëlindjen e 71-të babait të saj

Vajza e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, Gresa e ka uruar babain e saj në ditëlindjen e tij 71-të me një postim emocional.

Në një postim në Facebook, Gresa ka shkruar “edhe një ditëlindje larg nesh, ndoshta ti u mësove tash, më shumë ditëlindje festove larg familjes se sa pran, por ne s’po mësohemi dot”.

Postimi i plotë i Gresës:

“Babi im i dashur, dashnia ime e përjetshme

Edhe një ditëlindje larg nesh, ndoshta ti u mësove tash, më shumë ditëlindje festove larg familjes se sa pran, por ne s’po mësohemi dot.

Çdo 1 Janar festojmë vitin e ri dhe lindjen tende, lindjen e një njeriu te mrekullueshëm qe neve na dhuroj jete e Kosovës LIRI.

Ne ketë 71 vjetor te lindjes tende s’kam si te mos kujtoj çdo gjë te bukur qe ti na fale gjithë këto vite dhe te falënderoj për gjithë ato përqafime, fjale te mira e dashuri qe na dhuroje çdo dite aq butësisht siç vetëm ti dije.

Urime ditëlindjen dhe Gëzuar Vitin e Ri. Uroj te kesh shëndet dhe forcë të tejkalosh këtë te fundit padrejtësi.

Me dashuri dhe mall pa fund,

Gresa jote”, ka shkruar ajo, transmeton Telegrafi.

Jakup Krasniqi, bashkë me disa ish-krerë tjerë të UÇK-së, ndërrimin e motmoteve e kanë pritur në Qendrën e Paraburgimit në Hagë ku po qëndrojnë tash e sa muaj derisa po gjykohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës për kryerjen e krimeve të supozuara të luftës. /Telegrafi/

Exit mobile version