Telegrafi

Një shishe birrë për çdo gol të pranuar – dhurata e birrarisë së njohur dhe Leo Messit për portierët që iu ka shënuar argjentinasi

644 shishe birre për 644 golat e tij. Ky është numri i golave që Lionel Messi i ka shënuar në karrierën e tij me fanellën e Barcelonës.

Birraria e njohur “Budweiser”, ka prodhuar 644 shishe me birrë për tua dërguar portierëve që iu ka shënuar argjentinasi.

Këto gola Messi ua ka shënuar gjithsej 160 portierëve të ndryshëm prej se ka filluar karrierën e tij.

 

“Budweiser” po ua dërgon nga një shishe të personalizuar secilit portier që Messi i ka shënuar në të kaluarën në karrierën e tij.

 

Disa portierë do të marrin më shumë se një, siç është rasti i Gigi Buffon, që ka postuar dhuratën e tij me dy shishe birre, duke e uruar argjentinasin për rekordin.

 

Të gjitha shishet kanë numra të ndryshim, ku secili numër simbolizon golin dhe portierin që i është shënuar goli. /Telegrafi/