Celine Dion më në fund ka pranuar ofertën e moderatorit, James Corden, i cili e kishte ftuar në shfaqjen e famshme “Carpool Karaoke”. Siç pritej, gjigantja e famshme arriti të thyejë numrin e audiencës së Cordenit, si dhe përdoruesve të rrjeteve sociale.
Që nga fillimi i një udhëtimi me argëtim në Las Vegas, gazetari nuk ka mundur ta thoshte një fjalë e që të pasohej me një këndim të një kënge spontane.
Më pas ai lëshoj këngën e realizuar në vitin 1996 të australianes “It’s All Coming Back to Me Now” dhe këngëtarja filloi të këndojë dhe tregoi aftësitë e jashtëzakonshme vokale. Si pjesë e një shfaqjeje të madhe, ajo vendosi në një moment të puthte udhëheqësin.
Si një këngëtare e njohur për shfaqje dramatike, Corden e pyeti Celinen nëse mund të këndonte këngën dramatike dhe fëmijërore “Baby Shark”, të cilën ajo e bëri në mënyrë fantastike.
Ai gjithashtu i bëri një befasi 51-vjeçares, duke pasur parasysh se është një adhuruese e madhe e këpucëve dhe zotëron afro dhjetëmijë palë sosh, moderatori i kërkoj asaj që disa prej tyre t’ua dhuronte kalimtarët të rastit.
Pas kësaj, ndoqën interpretime të shkëlqyera “Because You Loved Me” dhe “I Drove All Night”, si dhe performancë të veçantë me “My Heart Will Go On”, këngën e kolonës zanore të filmit, Titanic. /Telegrafi/