Site icon Telegrafi

Një sherr mes dy klientëve përfundoi në vrasjen e dy personave dhe plagosjen e nëntë të tjerëve në një bar në Florida

Një roje sigurie u vra dhe një oficer policie u plagos në një bar në Doral, Florida, ku nëntë persona u qëlluan herët në mëngjes të së shtunës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia tha ngjarja ndodhi në një bar në Doral’s City Place, një qendër tregtare dhe argëtuese në Miami-Dade County, rreth orës 3:30 të mëngjesit, rreth 30 minuta para mbylljes së lokalit.

Një sherr shpërtheu mes dy klientëve dhe kur një roje ndërhyri, njëri nga klientët nxori armën dhe qëlloi dhe vrau rojën e sigurisë, sipas policisë.

Pas kësaj, dy oficerë policie të Doral, shkëmbyen zjarr me personin e armatosur, duke vrarë sulmuesin dhe duke plagosur gjashtë kalimtarë, një grua dhe pesë burra.

Dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën ndërsa katër të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme, tha policia.

Departamenti i Zbatimit të Ligjit në Florida po heton të shtënat nga policia. Autoritetet nuk kanë dhënë asnjë informacion shtesë për të shtënat apo viktimat. /Telegrafi/

Exit mobile version