Një shekull më parë, gratë britanike fituan të drejtën e votës, pas përpjekjeve shumëvjeçare të ndërmarra nga aktivistet, ku nismat e tyre tronditën vendin, por ndryshuan botën.
Më 6 shkurt 1918, parlamenti britanik miratoi “Ligjin mbi përfaqësimin popullor”, ku 8 milionë gra mbi moshën 30 vjeç u shtuan në regjistrat zgjedhorë.
U deshën edhe 10 vite të tjera që gratë të siguronin të drejtën e votës, njësoj si burrat.
Lëvizjet feministe që luftuan për këtë të drejtë u shoqëruan me akte të pazakonta dhune që konsideroheshin të pashembullta për atë periudhë, edhe pse ndikimi i tyre ngre edhe sot debat.
Aktivistet thyenin xhama, prisnin linjat e energjisë elektrike deri në veprime ekstreme si shpërthimi i një bombe në shtëpinë e një ministri.
Themeluesja e kësaj nisme Emmeline Pankhurst mbronte tezën e dhunës për të siguruar të drejtat e grave. /kp/Telegrafi/