Telegrafi

Një seri që tregon ngjarjet 100 vjet para “Game of Thrones” do të lansohet nga HBO

Seriali “Game of Thrones” mund të ketë përfunduar pesë vjet më parë, por jo ngjarjet të cilat pasqyrohen në librat e George R. R Martin

Menjëherë pas premierës së sezonit të dytë të “House of the Dragon”, HBO njoftoi se një seri tjetër e lidhur me Game of Thrones është duke u zhvilluar.

Siç ka njoftuar HBO, xhirimet për serinë “A Knight of the Seven Kingdoms” tashmë kanë filluar në Belfast në Irlandën e Veriut.

Ajo se çfarë është me të vërtetë emocionuese është se kjo seri do të tregojë ngjarjet e 100 vjet përpara atyre që kemi parë në “Game of Thrones”.

Seriali do të adaptojë novelën e George R. R Martin “The Hedge Knight” dhe do të tregojë historinë e dy heronjve në Westeros në një epokë kur familja Targaryan ende kishte pushtetin e Fronit të Hekurt.

“A Knight of the Seven Kingdoms” do të lansohet në vitin 2025 por një datë zyrtare ende nuk është bërë e ditur. /Telegrafi/