Telegrafi

Një “Serenatë” nga Elinel, reperi rrëfehet për projektin e tij më të ri, shumë të veçantë (Foto/Video)

Reperi i njohur i skenës Elinel është shumë i pëlqyer për këngët e tij dhe bashkëpunimet me artistë, të cilat rezultojnë gjithmonë të suksesshme.

“Serenata”, mban titullin kënga e tij më e re, e cila do të vijë për fansat së shpejti.

Në një prononcim për Telegrafin, reperi ka rrëfyer ekskluzivisht detajet e kësaj kënge, që me gjasë do të mirëpritet nga publiku.

“Kënga ime e re titullohet “Serenatë”, dhe është punuar nga Cricket në anën muzikale, tekstin kuptohet e kam shkruar vet, ndërsa anën vizuale ia kam besuar produksionit Pro..Video në Shqipëri, me të cilin kam përfunduar edhe xhirimet e klipit”, tha Elinel për Telegrafin.

Serenatat janë të njohura si këngë të vjetra korçare, e ndërsa vazhdimin e bisedës, reperi tregon për tematikën që do të trajtojë kjo këngë lozonjare, e që në fakt do të jetë një lloj “serenate” hip-hop, e ditëve të sotme.

“Ashtu siç vet edhe titulli e thotë, kjo këngë është një lloj ‘serenate’ që flet për dashurinë që i kushtohet femrës, është pak a shumë një dedikim, tipike definicioni i ‘Serenatës’”, tregoi më tej reperi për Telegrafin.

Elinel në xhirimet e klipit të ri “Serenata”. (Foto ekskluzive)

Xhirimet e klipit “Serenata” kanë përfunduar në Shqipëri, ndërsa për Telegrafin, Elinel zbuloi edhe datën e mundshme se kur mund të plasohet ky klip.

“Jemi në përgatitje, por besoj se data 16 do të jetë idealja për publikimi ne këtij klipi, të cilin shpresoj fansat do ta mirëpresin”, shprehet Elinel.

Vera është një sezon i ngjeshur me angazhime të shumta për këngëtarët dhe reperët e estradës, e njëlloj duket të jetë edhe për Elinelin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Po, jam mjaft i angazhuar, qëndroj mirë me koncerte, performoj aty ku më kërkojnë publiku”, përfundoi rrëfimin e tij reperi.

Telegrafi ka siguruar edhe disa fotografi ekskluzive nga klipi “Serenatë”, e që nga pamjet duket të jetë një klip shumë lozonjar.

Në të nuk do të mungojnë vajzat, e as portreti i Elinel gjatë këndimit të një “serenate”. /Telegrafi/

Traileri i klipit “Serenata”