Telegrafi

Një serb sulmon zyrtarin e KEDS-it në Graçanicë

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Batush në Graçanicë më datë 09.09.2019, në orën 11:56, ankuesi mashkull K-Shqiptar zyrtar i KEDS-it ka raportuar se gjatë orarit të punës ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K-Serb për të lexuar njehsorin e rrymës elektrike.

Sipas raportit policor i njëjti e ka penguar dhe e ka kanosur. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt./Telegrafi/