Telegrafi

Një serb i arrestuar në Graçanicë për falsifikim të dokumenteve

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një serb, shtetas të Serbisë nën dyshimin e bazuar se i njëjti kishte falsifikuar dokumentet të pronave.

Rasti ka ndodhur në korrik të këtij viti, ndërsa arrestimi është bërë të enjten.

“Njësia policore ka arritur të arrestojë  të dyshuarin mashkull serb shtetas i Serbisë, nën dyshimin e bazuar se i njëjti kishte falsifikuar dokumentet të pronave dhe kishte mashtruar viktimën mashkull K-Shqiptar”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegafi/