Fansat e kanë etiketuar Jose Mourinhon si një “Cristiano Ronaldo në moshë të mesme” pas modelit të ri të flokëve.
Trajneri i Romës ka dalë në një konferencë për shtyp para ndeshjes miqësore ndaj Nagoya, ku ka folur edhe për fitoren befasuese të Japonisë ndaj Gjermanisë në Kampionatin Botëror.
Ai deklaroi se nuk ishte i befasuar me humbjen e Die Mannschaft nga përfaqësuesja aziatike që ka mentalitet të shkëlqyer për dallim nga ekipi evropian që është i mbushur me individë me ego të mëdha.
Mirëpo, nuk ishin deklaratat strategjike të portugezit që morën vëmendjen kryesore të fansave, porse dukja e tij.
Gjegjësisht, ishte modeli i tij i flokëve të stilit të Ronaldos – megjithëse versioni i hirtë – që i habiti fansat që nuk kanë hezituar të komentojnë në rrjetet sociale dhe ta krahasojnë trajnerin me superyllin portugez. /Telegrafi/
Jose Mourinho has said Japan’s victory over Germany wasn’t a ‘crazy surprise’ and that there is a big focus on egos in European football. pic.twitter.com/ExxvMyJD4j
— Sky Sports News (@SkySportsNews) November 24, 2022