Site icon Telegrafi

Një Rita Ora rebele (Foto/Video)

Rita Ora ka qenë në qendër të vëmendjes së revistës amerikane Paper, e cila thekson stilin dhe performancat e veçanta të këngëtares.

“Rita Riot” titullohet artikulli ku këngëtarja përshkruhet si “personalitet me humor të mirë dhe me këmbë në tokë, përkundër arritjeve të saj të jashtëzakonshme”.

Kjo ngrohtësi dhe karizma natyrale e Rita Orës që e kanë bërë zgjidhje permanente e versionit të ri të “America Next Top Model”.

Rita është pjesë e panelit të jurisë, kurse do të bëjë edhe punën e mentorimit, dhe synon që ta ndajë me kandidatët përvojën e saj në modë.

“Nuk mendoj se vetëm të bësh foto tani është e mjaftueshme. Ne përqendrohemi në atë se si të krijojnë një bazë të fansave në mediat sociale, si do t’ia arrish që t’i bësh të tjerët të të imitojnë. Kjo për mua është dallimi ndërmjet dikujt që është model i rregullt dhe dikush që është super yll”, shprehet Rita.

Kujtojmë se këngëtarja shqiptare ka filluar bashkëpunimin me labelin italian Tezenis për krijimin e veshjeve të reja, koleksion të cilin do ta sjell në nëntor. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=evZuvajlv_E

Exit mobile version