Një djalë i ri është therur me thikë në mitingun që sot është mbajtur në veri të Mitrovicës.
Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se i theruri është Nikolla Kovaqeviq i lindur në vitin 1993 nga fshati Koritisht i Gjilanit.
Therja e djaloshit ka ndodhur gjatë mitingut zgjedhor të Listës Serbe që sot e ka mbajtur edhe mitingun e fundit për fushatë zgjedhore.
Policia në veri e ka konfirmuar këtë rast duke thënë se i riu është therur me thikë në shputën e këmbës.
“I theruri është dërguar për trajtim në spitalin e Mitrovicës dhe pritet që më vonë të merret në pyetje nga Policia”, ka thënë për kp, zëvendëskomandanti i stacionit të Policisë në veriun e Mitrovicës Besim Hoti.