Site icon Telegrafi

Një i ri deçanas gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë – policia jep detaje

Foto ilustruese

Një incident tragjik ka ndodhur të martën në Llukën e Deçanit.

Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Pejës, Fadil Gashi, ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë.

Sipas zyrtarit të policisë, ngjarja është raportuar rreth orës 17:45.

Njësitet e Policisë bashkë me shërbimet emergjente shkuan menjëherë në vendngjarje, ku mjeku konstatoi vdekjen e personit.

Hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer nga sektori i hetimeve rajonale.

Jo zyrtarisht raportohet se viktima është i moshës rreth 18-vjeçare dhe i njëjti dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij./Telegrafi/

Exit mobile version