Genc Prelvukaj dhe Lyrical Son kanë lansuar bashkëpunimin me titull “A tmerr malli”.
Kënga është prodhim i Gencit dhe kompanisë së tij, Black Fish Entertainment.
Tekstin e kanë shkruar dy reperët protagonistë të këtij projekti muzikor, teksa edhe videon e ka bërë Black Fish Ent.
Nuk ka dyshim se kënga do të pëlqehet nga fansat e shumtë të dy reperëve. /Telegrafi/