Alkent Pozhegu muaj më parë ka thyer edhe një rekord të “Guinnesit”.
Ai kishte realizuar portretin e këngëtares shqiptare Rita Ora me dy ton drithëra.
Ditë më parë këtë arritje ia ka njohur edhe zyrtarët që merret me thyerjen e rekordeve.
Ai ka pranuar certifikatën e rekordit nga Guinnes, por dëshiron që atë t’ia bëjë dhuratë personit që ishte edhe inspirim për realizimin e këtij portreti.
“Certifikatën e Guinnes do ia dhuroj Rita Orës, pasi mozaikun e kam bërë për të”, ka theksuar ai.
Kujtojmë se Mozaiku me imazhin e këngëtares shqiptare është 300 metra katror dhe është realizuar duke përdorur misër, grurë, farë luledielli dhe fasule.
Ndryshe, theksojmë se artisti gjakovar ka paralajmëruar thyerje të reja të rekordeve botërore. /Telegrafi/