Site icon Telegrafi

Një rast me coronavirus ne Superligë – Flamurtari konfirmon rastin e parë në skuadër

Mbrëmë u raportua se një futbollist i klubit të Superligës ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i klubit, Arbnor Morina.

“Po në skuadrën tonë e kemi një rast me coronavirus, i cili tashmë është në vetizolim. Shumë shpejtë do të ju informojmë për të gjithat”.

Futbollisti tash e disa ditë ka pasur simptoma të koronavirusit dhe të premten (dje) i është kumtuar lajmi se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ky është rasti i dytë në Superligë me coronavirus, ndonëse ende zyrtarisht nuk është publikuar asgjë. Rasti parë me coronavirus ishte futbollisti i Dritës, Izair Emini.

Lexo po ashtu Rrëfimi i Izair Eminit – nga testi pozitiv për coronavirus, karantina, rikthimi dhe lufta për titull

Rasti i Eminit bëri që të testohen të gjithë futbollistët dhe zyrtarët e klubeve para se të rifillonte kampionati më 7 qershor.

Megjithatë, ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga klubi kryeqytetas përkundër se sot do të zhvillojnë ndeshjen e radhës në Superligë.

Flamurtari sot do ta zhvillojë ndeshjen e xhiros së 31-të IPKO Superligës kundër kampionit aktual, Feronikelit.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim të orës 17:00. Flamurtari renditet në pozitën e shtatë me 40 pikë dhe në rast të ndonjë rezultati pozitiv do të siguronte mbijetesën në elitën e futbollit tonë edhe për sezonin 2020-21. /Insporti.com/

Exit mobile version