Një raketë Trident është lëshuar gabimisht dhe është rrëzuar në oqean në brigjet e Floridës, gjatë një lëshimi të rrallë testuar nga një nëndetëse bërthamore britanike, shkruan Sky News.
Nga ministria britanike e Mbrojtjes të martën mbrëma konfirmuan “një anomali” që kishte ndodhur gjatë stërvitjes që përfshinte HMS Vanguard, por zëdhënësi këmbënguli se nëndetësja bërthamore e Britanisë së Madhe “vazhdon të jetë e sigurt dhe efektive”, transmeton Telegrafi.
“Problemi” u shfaq gjatë një gjuajtje testuese, ku një burim tha se lëshimi do të kryej me sukses nëse do të ishte kryer realisht me një kokë bërthamore.
Gazeta Sun zbuloi fillimisht dramën, e cila ndodhi më 30 janar, duke thënë se Sekretari i Mbrojtjes, Grant Shapps, kishte qenë në bordin e nëndetëses së zhytur në atë kohë.
Ky është dështimi i dytë me radhë i raketave Trident për flotën e vjetër të armëve bërthamore të Marinës britanike, pas një problemi me një tjetër provë në vitin 2016. /Telegrafi/