Telegrafi

Një qytetar nga Prishtina thotë se është infektuar për herë të dytë me coronavirus

Qytetari nga Prishtina, Petrit Bylykbashi thotë se është infektuar për të dytën herë me coronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook.

Ai thotë se virusi i është kthyer pas tre muajsh, që ishte shëruar.

“Mbas 4 ditëve ren të rishfaqjes së simptomave dhe një konsulte/përcjellje të gjendjes disa orëshe maratonike bashkë me Naser Ramadanin vendosem që unë me u ritestu për Covid-19, fatkeqësisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 përsëri, virusi mu kthy afërsisht 3 muaj mbas shërimit dhe kësaj here shumë me agresiv, po sulmon aty ku ka demtu herën e pare, direkt në mushkëri”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Shërohet nga coronavirusi djali nga Prishtina, premton se do të bëhet vullnetar në Qendrën e Studentëve

Bylykbashi thekson se pas rastit të parë nuk është ruajtur nga virusi pasi ka menduar se nuk i kthehet më.

“Të jem real, duke qenë i bindur plotësisht që nuk kthehet virusi, nuk jam ruajt as për një moment të vetëm dhe kontakt me njerëz te infektuar kam pas në shumë raste. Herën e pare fatmirësisht nuk është infektu askush nga unë, po uroj qe kjo e njëjta me ndodh edhe këtë herë, unë prap nga sot jam i vetizoluar për aq kohe sa të është e nevojshme. Kujdesuni për veten, virusi po u kthejka”, ka shkruar në fund Bylykbashi.

Bylykbashi ishte ndër personat e parë që kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 në Komunë e Prishtinës, në mesin e muajit prill./Telegrafi/