Telegrafi

Një qytetar nga Shtimja dorëzon në polici para të gjetura

Foto: Ilustrim

Një qytetar me inicialet V.Pajaziti i moshës 35 vjeçare nga Komuna e Shtimes më 04.10.2024 rreth orës 14:00 ka gjetur një shumë të caktuar të parave të cilat i ka dorëzuar në stacionin e policisë.

Sipas një njoftimi të Policisë kërkohet që pronari i parave të humbura të paraqitet në stacionin e policisë në Shtime që t’i tërheq paratë.

“Më datën 04.10.2024 rreth orës 14:00 qytetari V.Pajaziti i moshës 35 vjeçar nga Shtimja , në një lokal në Shtime i ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Shtime.

Lusim pronarin/en e vërtetë të parave të humbura të paraqiten në stacionin e policisë në Shtime nga e hëna deri të premtën, prej orës 08:00-16:00 dhe ti tërheqë paratë e humbura”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë  në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin V.Pajaziti për gjestin e tij human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave të gjetura në stacionin e policisë. /Telegrafi/