Qeni i një çifti nga Kalifornia është tani një mbajtës i rekordeve Guinness pasi qerpiku i tij kishte një gjatësi prej 7 inçëve (rreth 18 centimetra).
Coco, në pronësi të Rachelle Parks dhe Michael Babich, i matën qerpikët tre herë nga një veteriner, i cili konfirmoi se qerpiku ishte rritur natyrshëm.
Qeni i llojit “Newfypoo”, një përzierje mes qenëve të racave Newfoundland dhe Qimedredhur, iu dha rekordi pasi qerpiku i tij 7 inç u konfirmua nga Rekordet Botërore Guiness se ishte më i gjatë se qerpiku 6,69 inç i rritur nga një “labradoodle” australian i quajtur Ranmura, të cilit iu dha rekordi në 2014, shkruan UPI, transmeton Telegrafi.
“Kur dalim ajo merr shumë vëmendje, jo vetëm për shkak të qerpikëve, por edhe për madhësinë”, tha Parks.
“Njerëzit janë të habitur me qerpikët e tij. Disa vite më parë ata ishin rreth 5 1/2 inç të gjatë dhe kur kontrollova Rekordet Botërore Guinness, rekordi aktual botëror ishte më i gjatë”, shtoi ajo.
“Në fund të vitit të kaluar kontrollova përsëri dhe ata ishin rritur shumë dhe më pas kuptova se ai do të thyente rekordin, kështu që aplikova”, bëri të ditur Parks.
Përndryshe Parks tha se ajo gjithmonë udhëzon kujdestarin e Coco-s që të mos shkurtojë qerpikët e qenit. /Telegrafi/