Site icon Telegrafi

Një punëtor në Gjakovë, bie nga gjashtë metra lartësi

Foto: Ilustrim

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ishte rrëzuar nga një lartësi prej gjashtë metrave duke punuar në një firmë vendore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhu të premten rreth orës 15:40 në fshatin Skivjan, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, i njëjti me autoambulancë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Raportohet se viktima m/k, ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi që ishte duke punuar në një firmë vendore dhe ishte rrëzuar nga një lartësi prej 6 (gjashtë) metrave. I njëjti me autoambulancë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version