Në një video dramatike që u shfaq në rrjetet sociale, shihen punëtorët duke u shpëtuar gjersa shfrytëzojnë një vinç.
Një punëtor u bllokua në çati pranë një rrokaqiell të djegur në Reading, Angli.
Zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm, ndërsa gjatë ditës është shuar, raporton dailymail.
Operatori i vinçit, i cili me një reagim të shpejtë ka shpëtuar punëtorin, thotë se e kanë shmangur “për një qime të flokut” aksidentin.
“Unë e pashë nga dritarja e vinçit një burrë në skajin e majtë të ndërtesës”, tha Glen Edwards.
“Mezi e shmangëm aksidentin pasi që frynte një erë e fortë. U përpoqa të ulja kafazin mes tij dhe flakëve, por era vazhdonte të më pengonte. Në fund ia dola”, shtoi ai. /Telegrafi/