Telegrafi

Një punëtor bie nga lartësia e një objekti në Fushë Kosovë – arrestohen dy pronarët e kompanive punë kryese

Policia e Kosovës ka njoftuar se një mashkull ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim në Fushë Kosovë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orë 13:36. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe prokurori si dhe inspektori i punës.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy meshkuj kosovar, pronar të kompanive punë kryese dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/