Telegrafi

Një punëtor bie nga kati i tretë i një ndërtese në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një person (punëtor) ka pësuar lëndime trupore, pasi është rrëzuar nga kati i tretë i një ndërtese në të cilën ishte duke punuar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 10:45, në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.

Tutje në raport, thuhet se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Një mashkull  kosovar ka pësuar lëndime trupore, pasi është rrëzuar nga kati i tretë i një ndërtese në të cilën ishte duke punuar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor QKUK. Është intervistuar i dyshuari mashkull  kosovar, pronar i kompanisë dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/