Ekziston një arsye e rëndësishme pse shumë njerëz zgjedhin të meditojnë
Është e vërtetuar shkencërisht se meditimi ndihmon në përmirësimin e ankthit dhe depresionit, zvogëlon stresin dhe ul rreziqet për sëmundjet kardiovaskulare.
Thënë e gjitha kjo që keni nevojë për meditim dhe për fatin tuaj të mirë, dikush tjetër është kujdesur për këtë gjë.
Deepak Chopra, ekspert i meditimit, bashkoi forcat me J Balvin për të ndërtuar një program 21-ditor, falas për të gjithë, i disponueshëm në iTunes dhe Google Play.
Çdo seancë e “Renew Yourself: Body, Mind & Spirit” zgjat 20 minuta dhe është në anglisht dhe spanjisht, ku flet edhe Balvin.
“Kam luftuar me ankthin. Kam qenë në depresion. Meditimi është një nga mënyrat e shumta për të trajtuar shëndetin mendor. Më shpëtoi jetën.” – ka thënë ai.
“Çfarë e bën shëndetin mendor universal është fakti se nuk diskriminon. Ai i prek të gjithë. E di këtë gjë sepse e kam kaluar vetë,” tha ai J Balvin për People.
Burimi: Well&Good