Mercedes-Benz po lëshon një veçori të re të quajtur “Rritja e Shpejtësisë” për automjetet e tij elektrike që kushton 1,146 euro (1,200 dollarë) në vit për shoferët për të “pasur performancë të përmirësuar” të makinave të tyre.
Sipas prodhuesit gjerman të automjeteve, ky abonim do t’i lejojë Mercedes-EQ EQE dhe Mercedes-EQ EQS të përshpejtojnë nga 0 në 100 kmh për 1,0 sekonda më shpejt përmes “rregullimit të mirë të motorëve elektrikë”.
“Ndjenja e drejtimit të Mercedes-EQ tuaj është një përvojë e re çdo ditë – veçanërisht përshpejtimi i tij i fuqishëm dhe i menjëhershëm”, shpjegon Mercedes, raporton FOX, transmeton Telegrafi.
“Rritja e përshpejtimit e rrit edhe më tej këtë performancë: rritja elektronike e prodhimit të motorit gjithashtu rrit ndjeshëm edhe fuqinë rrotulluese, duke ju dhënë një kohë më të shpejtë për të arritur nga 0 në 100 KMH”, thuhet tutje në deklaratën e Mercedes.
Sapo funksioni të zhbllokohet për tarifën vjetore prej 1,146 eurove (1,200 dollarësh), prodhimi maksimal i motorit të makinës do të rritet me 20 deri në 24 për qind.
Abonimi arrin së shpejti në SHBA.
Një zëdhënës i Mercedes-Benz nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me orarin e lansimit të tij.
Kompanitë e makinave kanë qenë në prirje drejt lëshimit të abonimeve për veçori të reja në automjetet e tyre.
Në fillim të këtij viti, BMW filloi të prodhojë sedilje me ngrohje që kushtojnë afërsisht 14.32 euro (15 dollarë) në muaj, shërbim ky i cili ofrohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera.
BMW ofron gjithashtu abonime mujore për timonin me ngrohje dhe një asistent për dritat e gjata. /Telegrafi/