Gjashtë oficerë policie janë vrarë dhe 12 janë plagosur pasi persona të armatosur hapën zjarr në një seri të shtënash në rajonin e Dagestanit të Rusisë, tha ministria e tij e brendshme.
Sulmet kishin në shënjestër një sinagogë dhe një kishë ortodokse në Derbent si dhe një pikë policie më vonë në Makhachkala, shkruajnë mediate huaja, përcjell Telegrafi.
Sipas raportimeve, në sulmet u vra edhe një prift.
Veç këtyre, dy nga personat e armatosur thuhet se janë qëlluar për vdekje.
🚨BREAKING: A terrorist attack on a Jewish synagogue and an Orthodox church in Russia's Dagestan.
Five police officers were killed, and nine more were injured. pic.twitter.com/wM2PXwDsFC
— Sulaiman Ahmed (@ShaykhSulaiman) June 23, 2024
Një operacion kundër terrorizmit po vazhdon për të kërkuar për persona të armatosur në Makhachkala dhe Derbent, tha në një deklaratë komiteti kombëtar antiterrorist i Rusisë.
“Njerëz të paidentifikuar qëlluan në një sinagogë dhe një kishë me armë automatike”, njoftoi Reuters nga ministria e brendshme.
Sinagogës dhe kishës i është vënë zjarri, shtoi ministria.
Më pas thuhet se sulmuesit u larguan me një makinë.
‼️ In the Russian republic of Dagestan, there are reports of shooting and explosions
In Derbent, unknown individuals opened fire on an Orthodox church and a synagogue, resulting in a fire at the scene. An interception plan has been initiated.
Additionally, a traffic police post… pic.twitter.com/9btxR9hjTe
— NEXTA (@nexta_tv) June 23, 2024
Më vonë pati një shkëmbim zjarri në një pikë policie në Makhachkala, rreth 125 km (75 milje) në veri përgjatë bregut të Detit Kaspik, shtoi Reuters.
Derbent është shtëpia e një komuniteti të lashtë hebre në Kaukazin e Jugut dhe një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Dagestani është një rajon kryesisht mysliman në Rusinë jugore. /Telegrafi/