Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, po vazhdon të shënojë suksese të shumta në rrafshin ndërkombëtar.
Përkundër faktit se këtë vit ajo u desh të ndërpriste turneun e saj, shkaku i pandemisë COVID-19, Dua po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj të ri, “Future Nostalgia”.
Dua ndërkohë po tregohet shumë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, 24-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj një imazh bardhë e zi, ku tregonte dukjen e saj tërësisht natyrale, pa makijazh.
Ajo është komplimentuar nga ndjekësit për dukjen e saj në këtë fotografi, e cila duket të jetë realizuar gjatë këtyre ditëve.
Lipa përndryshe gjatë këtij muaji theu rekordin, duke u bërë artistja e parë shqiptare, albumi i së cilës ngjitet në vendin e parë në listën e albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/