Telegrafi

Me një pozë nga New Yorku, Ronela Hajati vë në dukje të pasmet

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, pas angazhimeve të shumta gjatë verës, ka vendosur që muajin shtator ta shijojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi nga momentet e këndshme, që është duke shijuar atje.

Ndër të tjerash, ajo publikoi një video në InstaStory, ku shkruante se aq shumë po i pëlqen New Yorku, sa “nuk do të kthehet më”.

Foto: Ronela Hajati/InstaStory

Ndërkohë, së fundmi Ronela publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, të realizuar në Manhattan.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Teksa pozon me një buzëqeshje të lehtë para aparatit, ajo vë në dukje të pasmet atraktive, të cilat nuk kaluan pa u komentuar nga një pjesë e mirë e ndjekësve të saj.

“Unë definitivisht e dua këtë qytet”, ka shkruar Hajati në mbishkrimin e kësaj fotografie. /Telegrafi/