Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, është mjaft e pëlqyer dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Ajo ndan shpesh me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa nuk mungojnë edhe fotografitë provokuese.
Së fundmi, Hajati ndau me ndjekësit një fotografi mjaft atraktive, ku shfaqej me bikini, teksa pushonte në plazh.
Duke treguar linjat e saj trupore dhe duke vënë në pah tiparet e fytyrës, Ronela bëri që e gjithë vëmendja e fansave të saj të kthehet kah ajo.
“Plazhiste”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë kështu të ditur se është duke shijuar disa ditë të mira pushimi pas angazhimeve të shumta.
Ronela përndryshe ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë për fansat këngën e saj më të re “Aventura”. /Telegrafi/