Telegrafi

Me një pozë joshëse, Bleona thotë: Jeta ime është një përrallë e treguar në dollarë

Foto: Bleona/Instagram

Këngëtarja Bleona Qereti, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shpesh di të rrëmbejë vëmendje me paraqitjet e saj.

Së fundmi, ajo publikoi për fansat një fotografi mjaft tërheqëse në rrjetin social Instagram.

Ajo ka pozuar e veshur me një palë pantallona të bardhë, ndërsa ka vënë në pah gjoksin atraktiv, me bluzën e saj transparente.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Për ta bërë më interesante, Bleona ka lënë një mbishkrim interesant përbri fotografisë, duke shkruar një nga përkufizimet e saj për jetën.

“Jeta ime është një përrallë e treguar në dollarë”, janë fjalët e këngëtares në mbishkrimin e fotografisë.

Për sa i përket muzikës, Qereti në fillim të këtij viti ka sjell ripërpunimin e këngë ” Su Di Noi”, me një klip joshës, i cili është pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/