Telegrafi

Një pozë e bukur nga pushimet, Mustafi bën shqiponjën me duar

Shkodran Mustafi (Foto: Instagram/shkodranmustafi)

Shkodran Mustafi po i shijon pushimet, pas një sezonit të ngarkuar që kaloi me Arsenalin në Ligën Premier.

Mbrojtësi shqiptar ishte kritikuar në Angli për formën e tij herë pas here, por edhe që kishte qenë vendimtar për Topçinjtë në shumë raste.

27-vjeçari ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një fotografi, duke bërë shqiponjën me duar, me një mbishkrim se simboli i shqiptarëve largon energjinë negative.

“Përsëri në maja, një Shqiponjë përdor energjinë negative të një stuhie për të fluturuar edhe më lartë”, ka shkruar Mustafi në llogarinë e tij.

Fotografia ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime, derisa komentuesit i kanë dëshiruar pushime të mira dhe një rikthim më të fuqishëm për edicionin e ri. /Telegrafi/