Këngëtarja e njohur Enca Haxhia vazhdon të mbetet ndër emrat më të ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo publikon shpesh fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa nuk mungojnë në të shumtën e rasteve edhe imazhet provokuese.
Së fundmi, ajo ka treguar se ndodhet në studio, ku edhe ka nisur punën për këngën e saj më të re.
Në fotografinë e fundit të hedhur në Instagram, Enca shfaqet mjaft atraktive e veshur në tuta të bardha, teksa vë në pah linjat.
“Rendez vous”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit, për të bërë të ditur kështu se presim së shpejti një projekt të ri nga ajo.
Kënga e saj e fundit mbetet “Dua”, e cila erdhi me skena të nxehta dhe u komentua shumë në media.
Përkundër kritikave, kjo këngë ka arritur të grumbullojë mbi 12 milionë klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/