Telegrafi

Me një pozë atraktive, Enca vë në pah të pasmet

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Këngëtarja Enca Haxhia ka muaj që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat.

Megjithatë, ajo nuk mungon në paraqitjet nëpër koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.

Enca është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Jo të pakta janë rastet kur Enca i përshëndet fansat me ndonjë fotografi provokuese.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi mjaft provokuese, teksa vë në pah të pasmet e saj.

E veshur në të zezë, këngëtarja bën që e gjithë vëmendja të kthehet nga të pasmet, ndërsa fotografohet nga prapa.

Komentet dhe pëlqimet nga ana e ndjekësve të saj kanë qenë të shumtë. /Telegrafi/