Këngëtarja e njohur e skenës Alma Bektashi është shquar gjithmonë për karakterin e saj interesant skenik.
Për vite me radhë ka qenë shumë aktive me në tregun muzikor, ndërsa viteve të fundit e kemi parë më shumë në rolin e gjyqtares.
Alma ka qenë në karrigen e “The Voice of Albania” për pesë vite me radhë, ndërsa tani është shkëputur nga ky spektakël.
Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur nga miqtë e saj në rrjetet sociale, dhe ndan herë pas here me ta imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, këngëtarja ka treguar se bashkë me familjen e saj kanë vendosur të vizitojnë qytetin e Romës, për të kaluar disa ditë të mira pushimi.
Në një portret familjar të publikuar në llogarinë personale në Instagram, Alma i prezanton fansat me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, të cilët kanë pozuar para “Colosseumit”.
“Me dashurinë e shpirtit”, ka shkruar ajo përbri fotografisë, me çka ka treguar se ka kaluar momentet më të bukura në kryeqytetin italian. /Telegrafi/