Java e makinave në Monterey është pothuajse afër, kështu që nuk është e çuditshme të shohësh disa vetura shumë interesante.
Por, një tërhoqi vërtet vëmendjen e njerëzve.
I parë në një rimorkio transporti në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles, sigurisht që duket si një Porsche 911 GT1 Strassenversion jashtëzakonisht i rrallë, përcjell Telegrafi.
Por, nuk është. Ose të paktën, jo një siç njihet.
Një zëdhënës i Porsche nuk ishte në gjendje të konfirmonte nëse kjo gjë është diçka nga koleksioni i saj.
A mund të jetë ky model një pamje moderne e ikonës së viteve 1990? Është një teori e besueshme.
Një tjetër teori është se kjo është një 911 e frymëzuar nga Le Mans e ndërtuar nga RML Group.
Kjo pasi kompania me bazë në Mbretërinë e Bashkuar kohët e fundit publikoi dy imazhe ngacmuese për një veturë që duket shumë si kjo. /Telegrafi/