Telegrafi

Një politikan ukrainas shpërndan një video të modifikuar që tregon “granatimet mbi Paris”

Një video e modifikuar që tregon “Parisin duke u goditur nga sulmet ajrore” është shpërndarë nga një zyrtar ukrainas, shkruan Independent.co.uk.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Oleksandr Merezhko, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërparlamentar.

Siç edhe mund të shihet, një grua qëndron në një ballkon me pamje nga Kulla Eifel përpara se “një sulm ajror të shpërthejë në sfond”.

Dhe “britmat jehojnë” ndërsa disa sulme ajrore të rreme godasin qytetin francez.

Ndërkohë njëri nga komentuesit ka shkruar: “Nuk supozohet të jetë e rreme. Supozohet të jetë një film që demonstron pikën se si do të dukej lufta nëse do të ndodhte diku tjetër në Evropë”. /Telegrafi/