Një oficer policie u vra dhe pesë persona të tjerë u plagosën kur një burrë mori peng stafin mjekësor dhe hapi zjarr në një spital në York, Pensilvani, të shtunën në mëngjes, thanë zyrtarët.
Personi i armatosur, i identifikuar nga autoritetet si Diogenes Archangel Ortiz, 49 vjeç, u vra gjithashtu, thanë autoritetet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Dy oficerë të tjerë të zbatimit të ligjit u qëlluan nga personi i armatosur dhe janë në gjendje të qëndrueshme, theksoi Prokurori i Qarkut të York, Tim Barker në një konferencë shtypi pasdite.
At the scene of a reported shooting at UPMC Memorial Hospital, in West Manchester Township, where are numerous law enforcement agencies are responding. Check back at @YorkDispatch for more details. pic.twitter.com/F7hfNR6myS
— Dawn J. Sagert (@DispatchDawn) February 22, 2025
Një mjek i njësisë së kujdesit intensiv, një infermiere dhe një kujdestar pësuan plagë me armë zjarri dhe një punonjës i katërt u plagos në një rënie, sipas Barker.
Personi i armatosur kishte mbërritur në spital duke mbajtur një çantë me një pistoletë dhe zinxhir dhe shkoi direkt në hapësirat e Kujdesit Intensive (ICU), ku mbajti peng anëtarët e stafit, tha Barker.
GRIEF TURNS DEADLY: 3 SHOT, SUSPECT KILLED AT YORK HOSPITAL.
York, Pennsylvania – A deadly shooting struck UPMC Memorial Hospital in West Manchester Township, York County, at 10:44 AM today, injuring three and ending with the suspect’s death. John David Ramsey, 38, opened fire,… pic.twitter.com/AJTZjbhN7D
— JAS (@JasADRxquisites) February 22, 2025
Oficerët po përgatiteshin për t’u përballur me personin e armatosur dhe për t’u futur dhunshëm në ICU kur Ortiz mbajti peng një punonjës të ICU nën kërcënimin e armëve dhe urdhëroi policinë të kthehej, sipas Barker.
Kur Ortiz doli në korridor duke mbajtur ende punonjësin e ICU nën kërcënimin e armëve, oficerët hapën zjarr dhe qëlluan për vdekje Ortiz-in, konfirmoi Barker.
Ndërsa hetuesit nuk kanë dhënë ende një motiv për sulmin ndërsa incidenti duket të ketë qenë në shënjestër të veçantë në ICU, tha Barker.
Në javën e kaluar, personi i armatosur ishte në kontakt me ICU për një qëllim mjekësor që përfshinte një individ tjetër, sipas Barker.
“Asnjë pacient nuk është lënduar. Spitali tani është i sigurt”, tha për CNN Susan Manko, zëdhënëse e UPMC Memorial në York. /Telegrafi/