Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në fshatin Dubravë të Istogut, ku një polic dyshohet se ka plagosur aksidentalisht një të mitur.
Telegrafi mëson se polici dhe i mituri kanë lidhje familjare.
Si pasojë e lëndimeve të marra, i mituri është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lidhur me rastin po merret Inspektoriati Policor i Kosovës./Telegrafi/