Telegrafi

Një i plagosur dhe katër të arrestuar në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj, në rrethana të panjohura, është plagosur me armë zjarri viktima mashkull shqiptar.

Në njoftim të Policisë thuhet se njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një pistolete te llojit Bereta që dyshohet se është përdorë në rast.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar ne QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj, shqiptarë, si dhe se janë konfiskuar dy vetura të përfshira në rast.