Seriali i njohur komik “O Sa Mirë”, javën e kaluar ka shfaqur episodin e 97.
Plot situata komike nga aktorët më të njohur të momentin, janë rezervuar për publikun edhe në episodet e ardhshme.
E pikërisht siç mëson Telegrafi, disa prej pjesëve të episodeve të ardhshme do të xhirohen në shtetin zviceran.
Në fakt, për në shtetit helvetik kanë udhëtuar ‘Drenicaku’, ‘Llukmanoja’, profesoresha e Fizikës si dhe kameramani i serialit Rron Ismajli.
Se çfarë risi dhe situata të tjetra komike do të xhirohen në perëndim, mbetet të shihet në episodet e ardhshme.
Ndryshe, në episodi i kaluar u karakterizua me vardisjen e Vedat Bajramit, të njohur si Fuga në Xhbanen, e cila në realitet njihet si Arjola Demiri.
Gjithashtu serialit i shtohet edhe roli i ri, përkatësisht i Mensur Safqiut, i cili ligjëron lëndën e moralit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=IepL1GtpTU8