Site icon Telegrafi

Një pjesë e raketës së shkatërruar të Hamasit, bie në një supermarket në Izrael

Autoritetet izraelite thonë se kanë rrëzuar gjashtë raketat e lëshuara nga militantët e Gazës në drejtim të Ashdodit.

Pamjet e publikuara në internet tregojnë se një pjesë e njërës prej raketave ka goditur një supermarket në qytet, duke shkaktuar dëme materiale.

Lexo po ashtu Izraeli publikon pamjet e “një prej betejave më të përgjakshme të luftës në Gaza” - ku dhjetë ushtarë u vranë në një pritë nga Hamasi

Magen David Adom konfirmon se u godit supermarketi, duke thënë se të pranishmit iu përmbajtën urdhrave dhe qëndruan në një hapësirë të mbrojtur.

 

“Një grua ka pësuar një sulm akut ankthi dhe po trajtohet në spital ndërsa nuk ka viktima”, tha zyrtari i shërbimit ambulator, raporton thetimesofisrael.

Lexo po ashtu Izraeli sulmon Libanin, publikohen pamjet e bombardimit të objekteve të Hezbollahut

Theksojmë se Hamasi ka vazhduar edhe sot me hedhjen e predhave dhe raketave në drejtim të Izraelit, ku sot kanë vrarë dhjetë ushtarë në radhët e izraelitëve.

Ndryshe, Izraeli ka nisur ofensivën ndaj militantëve të Hamasit, pasi këta të fundit kryen një sulm terrorist në territoret izraelite. /Telegrafi/

Exit mobile version