Në mesin e emrave që pritet të ngjiten në skenën e “Sunny Hill Festival 2022” janë edhe disa anëtar të labelit BabaStars.
Getoar Selimi, Cozman dhe Onat tashmë janë konfirmuar si artistët që do të performojnë në festivalin që mbahet në Prishtinë nga 4 deri më 7 gusht.
Por, në këtë mes nuk do të jetë i përfshirë edhe reperi tjetër, Skivi, i cili më parë ishte pjesë e BabaStars.
Visar Shala (emri i vërtetë) në lidhje me këtë, ka reaguar përmes një postimi të gjatë në InstaStory, duke thënë se kjo ka ndodhur për ‘shkak të kushteve të ndryshme dhe marrëveshjes të fshehta’.
Tutje sipas tij, gjitha mosmarrëveshjet do të sqarohet shumë shpejt për publikun.
Postimi i plotë i Skivit:
“Më duhet t’iu informoj që kjo nuk ka për të ndodhur e as nuk është në plan. Njëra pjesë e Babastars do të jetë prezent ashtu qysh e keni parë në lajmërime. … Shkaku i kushteve të ndryshme dhe marrëveshjeve të fshehura që bëhen në dëm të vlerës së plotë, ndodhin këto gjëra. Më së paku ata që e meritojnë gjendjen prapa artistëve të mëdhenj që jepën gjithçka për labelin. Të gjitha shumë shpejt do të marrin fund dhe të jetë e qartë për publikun një herë e përgjithmonë. Gjysmën e gjysmës së Babastars do ta përjetoni. Kënaquni”, ka shkruar reperi në postim.